AOK Lebensbaum
AOK WortmarkeAOK Lebensbaum
Kthehu në faqen kryesore

Deklaratë mbi mbrojtjen të dhënave

Shoqëria e sigurimit AOK mbron të dhënat personale dhe jep informacione të duhura se cilat të dhëna ruhen dhe si përdoren ato. AOK-ja i përmbahet dispozitave ligjore për mbrojtjen e të dhënave.

Për ne është e rëndësishme që të dini në çdo kohë se kur i ruajmë të dhënat, cilat të dhëna tuajmë dhe për çfarë i përdorim ne ato. Në vijim e sipër, ne do t‘ju përshkruajmë përpunimin e të dhënave të cilat edhe zbatohen gjatë pëdorimit të kësaj faqe interneti. Çdo formular i hyrjes që mund të aksesohet nëpërmjet faqes së internetit përmban gjithashtu në mënyrë shtesë edhe një udhëzim specifik për mbrojtjen e të dhënave. Informacionin mbi të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave mund t’a gjeni në fund të çdo faqe interneti nën pikën „Datenschutzrechte“ (Të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale).

Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me informacionet tona mbi mbrojtjen e të dhënave personale, në jemi në çdo kohë në dispozicionin tuaj nën detajet e kontaktit më poshtë.

Qendra kompetente dhe detajet e kontaktit

Përgjegjëse për përpunimin e të dhënave në lidhje me përdorimin e kësaj faqeje interneti është qendra e AOK-së e cila gjendet nën rubriken „Datenschutzrechte“ (Të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale). Rubriken mund ta gjeni edhe këtu ose në fund të kësaj faqeje të internetit. Aty do të gjeni edhe detajet tona të kontaktit dhe të dhënat e kontaktit të zyrtarit të porositur me detyrë për mbrojtjen e të dhënave.

Hapja dhe përdorimi i faqes në internet

Për AOK-në, një ofrues i shërbimeve të Hosting-ut me selin e tij në Gjermani, mbledh të dhëna për çdo akses në serverin në të cilin ndodhet ai shërbim (të ashtuquajturit skedarë të regjistrimit të serverit). Të dhënat e aksesit përfshijnë:

  • Emrin e faqes së internetit të aksesuar
  • Skedarin,
  • Datën dhe orën e aksesit,
  • Sasinë e të dhënave të transferuara,
  • Njoftimin për aksesin e suksesshëm,
  • Llojin dhe versionin e shfletuesit, si dhe sistemin operativ të përdoruesit,
  • URL-ja e referuesit (faqja e vizituar më parë),
  • IP-Adresën dhe ofruesin i cila ka bërë kërkesën,

Informacioni i skedarit të regjistrit ruhet për arsye teknike (duke siguruar në këtë mënyrë funksionalitetin dhe stabilitetin e faqes së internetit) dhe për arsye sigurie (p.sh. për të hetuar akte abuzimi ose mashtrimi), për një periduhë prej maksimalisht shtatë ditësh dhe më pas fshihet. Për më tepër, gjatë Back-up-it (kopjimit) adresat IP ruhen për një periudhë prej maksimalisht katër javësh gjatë Back-up-it (kopjimit) dhe më pas fshihen.Të dhënat, ku ruajtja e mëtejshme e të cilave është e nevojshme për qëllime provash, përjashtohen nga fshirja derisa rasti individual përkatës të jetë sqaruar përfundimisht.

Ne kemi lidhur me ofruesin tonë të shërbimit të Hosting-ut një kontratë për përpunimin e porosive. Me anë të kësaj kontrate, ofruesi i shërbimit garanton që përpunon të dhënat në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe se të drejtat e subjekteve të të dhënave mbrohen.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është neni 6 kryerreshti 1 lit.f DSGVO-së (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave). Përpunimi i të dhënave të duhura për të arritur qëllimet e deklaruara është për t'u klasifikuar si një interes legjitim në kuptimit të kësaj rregullore. Balancimi i përgjithshëm i arsyeshëm i interesave vjen deri te rezultati që interesat mbizotëruese të përdoruesve në një përjashtim të këtij përpunimi të të dhënave nuk duhen supozuar.

Përdorimi i Cookie-ve - Informacionet e përgjithshme

AOK-ja përdor teknologjinë e njohur si Cookies. Cookie-t janë skedarë të vegjël që shfletuesi juaj i krijon automatikisht dhe të cilat ruhen në pajisjen tuaj operuese (Laptop, Tablet, Smartphone, etj.). Cookie-t nuk shkaktojnë asnjë dëmtim në pajisjen tuaj operuese dhe nuk përmbajnë viruse, trojanë ose malware të tjerë. Në Cookie ruhen informacione, të cilat rezultojnë në lidhje me pajisjen specifike operuese të përdorur me ate rast. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne marrim drejtëpërsedrejti njohuri për identitetin tuaj.

Në këtë faqe interneti përdoren dy lloje të ndryshme të Cookie-ve: të ashtuquajturat Cookie seance (të bazuara në një seancë) si dhe Cookie të përhershëm që ruhen në pajisjen tuaj operuese për periudha më të gjata kohore.

Tek shumica e cookies të përdorura në këtë faqe interneti janë të ashtuquajturat „First Party Cookies“ (Cookie të palës së parë). Këtu bëhet fjalë për Cookie-t që vendosen drejtëpërdrejt nga operatori i kësaj faqeje interneti dhe përdoren vetëm prej tyre. Përveç kësaj mund të përdoren gjithashtu të ashtuquajturat „Third Party Cookies“ (Cookie të palëve të treta). Këto janë Cookie-t që vendosen nga një ofrues shërbimi i porositur nga operatori i faqes së internetit.

Ju mund ta konfigurini shfletuesin tuaj në atë mënyrë që të mos lejohet fare ruajtja e Cookie-ve. Informacione të mëtjeshme rreth këtyre funksioneve mund të gjeni në dokumentacionin ose në skedarin e ndihmës të shfletuesit tuaj. Ju lutemi vini re se disa faqe interneti ose pjesë të tyre do të mund t’i përdorni vetëm në një masë të kufizuar ose aspak nëse përjashtoni përdorimin e Cookie-ve.

Në vijim e sipër ne tregojmë se cilat Cookie përdoren në mënyrë specifike kur përdorni këtë faqe interneti.

Cookie-t të cilat janë teknikisht të nevojshme

Në këtë faqe interneti përdoren Cookie-t, të cilat janë të nevojshme për të mundësuar ofrimin e faqes së internetit pa pengesa. Këto Cookie teknikisht të nevojshme vendosen në pajisjen tuaj të operimit që kur hapni këtë faqe të internetit. Fatkeqësisht, nuk është e mundur të përdoret kjo faqe interneti pa përdorur Cookie-t e listuara më poshtë. Nëse të dhënat personale përpunohen gjithashtu në lidhje me këto Cookie teknikisht të nevojshme, kjo bëhet në bazë të Nenit 6 kryerreshti 1 lit f të DSGVO-së (Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave). Të jesh në gjendje të shfaqësh një faqe interneti pa ndërhyrje është një interes legjitim brenda kuptimit të kësaj dispozite. Balancimi i përgjithshëm i arsyeshëm i interesave vjen deri te rezultati që interesat mbizotëruese të përdoruesve në një përjashtim të këtij përpunimi të të dhënave nuk duhet supozuar. Cookie-t e mëposhtëm, teknikisht të nevojshëm, përdoren në këtë faqe interneti:

Përshkrimi i Cookie-t: cookieconsent_status
Ky Cookie përdoret për të ruajtur statusin specifik të pëlqimit të dhënë nga ana e përdoruesit, d.m.th. cilësimi i Cookie-ve të kërkuara në mënyrë shprehimore nga ana e përdoruesit për përdorimin e kësaj faqe interneti. Jetëgjatësia e këtij Cookie është 365 ditë. Pas skadimit të kësaj periudhe kohore, Cookie fshihet automatikisht.

Përshkrimi i Cookie-t: cookieconsent_dismissed
Ky Cookie përdoret për të ruajtur nëse përdoruesi ka ndërvepruar tashmë me "Cookie-Banner" (banderën e Cookie-ve) në këtë faqe interneti. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që konfigurimi i Cookie-ve  të zgjedhura nga përdoruesi të ruhet automatikisht dhe që përdoruesi të mos ballafaqohet pa nevojë përsëri me "Cookie-Banner" (banderën e Cookie-ve) në këtë faqe interneti. Jetëgjatësia e këtij Cookie është 365 ditë. Pas skadimit të kësaj periudhe kohore, Cookie fshihet automatikisht.

Cookie-t dhe aplikacionet me funksione marketingu

Cookie-t e marketingut përdoren për të marrë informacione përkatëse rreth mënyrës se si përdoret faqja jonë e internetit dhe mbi sjelljen e vizitorëve. Ndër të tjera, ato na ndihmojnë ne të identifikojmë zona veçanërisht të preferuara të faqes sonë të internetit. Në këtë mënyrë ne mund të përshtatim më mirë përmbajtjen e faqes sonë të internetit me nevojat tuaja dhe njeherit edhe të përmirësojmë ofertën tonë. Gjthashtu edhe Cookie-t me funksione marketingu vendosen vetëm me pëlqimin tuaj paraprak të shprehur në kuptimit të dispozitave të Nenit 6 kryerresthi 1 lit. a të DSGVO-së (Rregullore e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave) në pajisjen tuaj operuese. Ju mund ta përshtatni ose ta revokoni pëlqimin tuaj të dhënë në çdo kohë me efekt në të ardhmen. Për ta bërë këtë, ju lutemi ndiqni këtë Link: Selekton

Adobe Experience Cloud

Cookie-t me funksione marketingu përdoren kryesisht në lidhje me përdorimin e funksioneve të shërbimit të analizës në internet Adobe Experience Cloud. Ofruesi është Adobe Systems Software Ireland Limited, 4-6 Riverwalk, Citywest Business Campus, Dublin 24, Republic of Ireland. Informacione të mëtejshme mbi përdorimin e Adobe Experience Cloud, mund të gjeni në versionet e përshkrimeve të Adobe të cilat janë të disponueshme këtu.  nN e kemi përshkruar në vazhdim e sipër se cilat Cookie përdoren në mënyrë specifike në lidhje me Adobe Experience Cloud,:

Përshkrimi i Cookie-t: AMCV
Ky Cookie ruan ID-në e Adobe Experience Cloud të vizitorit të faqes në internet. Kjo ka të bëjë me një numër identifikimi të caktuar në mënyrë të përhershme, i cili përdoret për të mbledhur dhe analizuar të dhëna të tilla si klikimet nga vizitorët në këtë faqe të internetit. Nëse përdoruesi jep pëlqimin e tij për këtë paraprakisht, jetëgjatësia e këtij Cookie është 24 muaj dhe fshihet automatikisht pasi të ketë skaduar kjo periudhë kohore.

Përshkrimi i Cookie-t: s_gpv

Ky Cookie ruan parametra/vlera të ndryshme që përdoren në procesin e gjurmimit për të ruajtur këtë vlerë në vazhdim e sipër. Jetëgjatësia e këtij cookie-t korrespondon me kohëzgjatjen e sesionit, d.m.th. me kohën që e kaloni në faqen e internetit pa e mbyllur në ndërkohë shfletuesin tuaj dhe fshihet automatikisht pas skadimit të sesionit.  


Përshkrimi i Cookie-t: s_sess
Ky Cookie ruan informacionet analitike të cilat kanë të bejnë me seancat, të cilat përpunohen nga baza e të dhënave Adobe Analytics. Jetëgjatësia e këtij Cookie korrespondon me kohëzgjatjen e sesionit, d.m.th. me kohën që kaloni në faqen e internetit pa e mbyllur në ndërkohë shfletuesin tuaj dhe fshihet automatikisht pas skadimit të sesionit.  
  

Përshkrimi i Cookie-t: s_sq

Ky Cookie vendoset dhe lexohet nga kodi JavaScript, kur aktivizohet funksionaliteti i ClickMap-it (hartës së klikimit) ose funksionaliteti i Activity Map-it (hartës së aktivitetit). Ai përmban informacione përkatëse në lidhje me linkun e mëparshëm, i cili është klikuar nga përdoruesi. Jetëgjatësia e këtij Cookie korrespondon me kohëzgjatjen e sesionit, d.m.th. me kohën që e kaloni në faqen e internetit pa e mbyllur në ndërkohë shfletuesin tuaj dhe fshihet automatikisht pas skadimit të sesionit.  

Përshkrimi i Cookie-t: s_cc
Kjo Cookie vendoset dhe lexohet nga kodi JavaScript, për të përcaktuar nëse

Cookie-t janë të aktivizuara. Për më tepër, vendimi për Cookie-t ngab ana e vizitorëve të faqes së internetit ju përcillet tutje Adobe-s. Jetëgjatësia e këtij Cookie korrespondon me kohëzgjatjen e sesionit, d.m.th. me kohën që e kaloni në faqen e internetit pa e mbyllur në ndërkohë shfletuesin tuaj dhe fshihet automatikisht pas skadimit të sesionit.  

Autorizimet në aplikacionet

AOK-ja ju ofron të siguruarve të saj një sërë aplikacionesh për përdorim. Në lidhje me autorizimet ose akseset e nevojshme dhe kushtet e përdorimit të kërkuara për funksionimin e një aplikacioni mund të informoheni në shitoren përkatëse të aplikacioneve.

Aktualiteti i kësaj deklarata të mbrojtjes së të dhënave

Kjo deklaratë mbi mbrojtjen e të dhënave ka aktualitetin e datës 23.03.2021.

Përgjegjësia për përmbajtjet dhe informacionet

Informacioni i ofruar nga AOK-ja përmban referenca të kryqëzuara (lidhje) me oferta të tjera, të ofruara në internet, p.sh. nga partnerët e kooperimit. Përmbajtjet e jashtme (të huaja) janë kontrolluar gjate vendosjes së lidhjes, për të përcaktuar nëse ato shkelnin standardet e zbatueshme sipas ligjit civil ose atij penal. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia që ato përmbajtje edhe mund të ndryshohen më pas nga secili ofrues i shërbimit përkatës. Nëse jeni të mendimit se faqet e jashtme të lidhura shkelin ligjin në fuqi ose kanë përmbajtje të papërshtatshme, ju lutemi na njoftonivpër   to. Ne do të kontrollojmë informacionin tuaj dhe nëse është e nevojshme, do ta heqim menjëherë lidhjen e jashtme. Në këtë aspekt, AOK-ja nuk është përgjegjëse për përmbajtjen dhe disponueshmërinë e faqeve të jashtme të linkuara me të.

Ju lutemi vini re se kjo deklaratë për mbrojtjen e të dhënave vlen vetëm për ofertat e AOK-së në internet. Për përmbajtjet e tjera të lidhjeve të jashtme mund të vlejnë dispozita të tjera ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e të dhënave. Se kush bart përgjegjësine për secilën ofertë mund ta gjeni në lidhjen e faqes së internetit.