AOK Lebensbaum
AOK WortmarkeAOK Lebensbaum

Bëni sigurmin shëndetësor me AOK-në

Ju dëshironi të punoni në Gjermani? Ne ju tregojme se sa lehtë mund të lidhni sigurimin shëndetësor me AOK-në. Me Shërbime tërheqëse rreth shëndëtit tuaj dhe të familjes suaj.

Siguroheni shumë lehtë në Gjermani

Kushdo që punon në Gjermani ka nevojë për sigurim shëndetësor ligjor. Ai paguan shpenzimet për vizitat mjekësore, qëndrimin në spitale dhe operacionet, për barnat, vizitat tek dentisti, kujdesin shëndetësor parandalues, si dhe për shumë të tjera. Kontributi juaj për zakonisht përcillet nga punëdhënësi juaj direkt te sigurimi shëndetësor prej pagës suaj. Çfarë bëjmë ne të AOK-së për ju: Ne kujdesemi që të qëndroni të shëndetshëm ose që të bëheni të shëndoshë. Njësoj edhe për  familjen tuaj.

Çfarë duhet të dini për sistemin e sigurimit shoqëror në Gjermani.

  • Çfarë është sigurimi shoqërore?

    Në Gjermani ekzsitojnë pesë sigurime, të cilat janë të përcaktuara me anë të ligjit për të siguruar të siguruarit në çështjet thelbësore. Nën atë kategori futen sigurimi shëndetësor, sigurimi ndaj aksidenteve, sigurimi i kujdesit të moshës, sigurimi pensional si dhe sigurimi i papunësisë. 

  • Si të zgjedh sigurimin shëndetësor?

    Kur zgjidhni një shoqëri sigurimesh shëndetësore, nuk duhet të keni parasysh vetëm kontributet mujore për vendimmarrjen tuaj. Krahasoni gjithashtu se cilat shërbime specifike janë të disponueshme dhe si ju mund të përfitoni lehtësisht prej tyre.

  • Si mund të anëtarsohem në një sigurim shëndetësor

    Me sa të keni plotësuar aplikimin për anëtarësim në AOK dhe keni marrë një përgjigjëje nga ne, informoni më pas punëdhënësin tuaj. Që nga ai moment e tutje, kontributi juaj në sigurimin shëndetësor për zakonisht çdo muaj transmetohet në mënyrë komode prej pagës suaj direkt në Shoqërinë e sigurimit shëndetësor

  • Si jam siguruar në rast papunësie?

    Në Gjermani, punëmarrësit dhe personat në formim profesional  normalisht janë siguruar në sigurimin ligjor të papunësisë. Bëhet fjalë për një sigurim të obliguar. Synimi i tij është sigurimi material dhe social pas humbjes së vendit të punës ose gjatë një faze më të zgjatur të kërkimit në tregun e punës. Ai financohet nga kontributët e punëdhënësve dhe të të siguruarve. Më shumë informacione për temën gjeni këtu.

Kjo është AOK-ja

AOK-ja është një sígurim shëndetësor ligjor. Prej më shumë se 130 vite ne kujdesemi për siguri dhe një furnizim gjithëpërfshirës në rast të sëmundjes.

Kjo është ajo që e karakterizon AOK-në

Konsultime të besueshme dhe të bazuara në partneritet

Me rreth 27 milionë njerëz të siguruar, pothuajse një e treta e të gjithë njerëzve që jetojnë në Gjermani besojnë në shërbimet tona. Çmimet e shumta të marra janë dëshmi për kompetencen tonë si profesionistë shëndetësor.

Shërbime mjekësore gjithëpërfshirëse

Nga trajtimet dentare, qëndrimet në siptale dhe përfitimet ditore për shkak të sëmundjes e deri në vaksinimet mbrojtëse për anëtarët e AOK-së shërbimet ligjore si dhe kujdesi shëndetësor janë pa pagesë.

Kontaktet ndërkombëtare

Në degën tonë në internet dhe në shumë se 1200 seli të tjera qëndrojnë në dispozicion tuajin këshilltarët të AOK-së. Në mënyre alternative, ju mund të kontaktoni në gjuhën angleze punonjësit në linjën tonë telefonike të shërbimit të AOK-së, të cilët do t'ju mbështesin për çdo pyetje qe keni.

Shërbimet tona për shëndetin tuaj

Kohë për fëmijët e sëmurë

Ne paguajmë, kur fëmija juaj është i sëmurë. Shtesa ditore e fëmijëve për sëmundjen, siguron që ju mund të kujdeseni për pasardhësit tuaj - dhe të jeni të siguruar financiarisht.

Parandalimi i sëmundjes

Kontrollet e rregullta shëndetësore, depistimi i kancerit, ekzaminimet dentare, kurset shëndetësore: shërbimet tona të ndryshme parandaluese falas mbrojnë shëndetin tuaj dhe atë të familjes suaj."

Sigurimi familjar falas

Më e mira për të gjithë: në sigurimin familjar nuk jeni vetëm ju të mbuluar, por edhe të dashurit tuaj.

Gjeni shpejt mjekun e duhur

Nuk duhet të prsini gjatë. Ne ju rregullojmë shpejt një takim me mjekun e familjes dhe mjekun specialist.

Çfarë duhet të dini për AOK-në dhe shërbimet e saja

  • Sa i lartë është kontributi për sigurimin shëndetësor ligjor në Gjermani?

    Se sa i lartë është kontributi juaj për sigurimin shëndetësor, varet nga të ardhurat tuaja. Një person, i cili ka të ardhura të larta, kësosoj paguan një kontribut më të lartë se një person, që ka të ardhura më të ulta. Norma e kontributit për sigurimin shëndetësor në Gjermani përbëhet nga norma e përgjithshme e kontributit prej 14.6 përqind plus norma shtesë e kontributit e përcaktuar nga shoqëritë e sigurimit individulalisht. Norma shtesë e kontributit e përcaktuar nga shoqëritë e sigurimit individulalisht ndryshon në varësi të AOK-së, tek e cila jeni siguruar, dhe qëndron midis dy dhe shtatë Eurosh. Punëdhënësi juaj është i detyruar ligjërisht që nga viti 2019 të përballojë edhe 50 përqind të kontributit shtesë.

  • Çfarë duhet të bëj, kur sëmurem?

    Si anëtar i AOK-së merrni një kartë shëndetësore, të cilën thjesht e parashtroni, kur doni të merrni një trajtim mjekësor. Në vijm AOK-ja kujdeset, që për trajtimin tuaj në Gjermani t'i paguajë çmimet e mjekut ose të dentistit, të spitalit ose të farmacisë. Së shumti duhet të paguani një shumë të vogël shtesë për shërbime të veçanta.

  • A mund të marr nga AOK-ja Kartën Evropiane të sigurimit shëndetësor në Gjermani?

    Me kartën elektronike shëndetësore të AOK-së merrni trajtimet mjekësore të nevojshme për ju jo vetëm në Gjermani. Sepse në anën e pasme gjindet Karta juaj Evropiane e sigurimit shëndetësor (EHIC) (Informacionet në këtë faqe interneti janë në gjermanisht). Brenda gjithë BE-së si dhe në Islandë, Lihtenshtajn, Norwegji dhe në Zvicër AOK-ja paguan kujdesin tuaj shëndetësor ambulant dhe spitalor në kushte të caktuara për rastin e një sëmurjeje të papritur. 

  • Si më ndihmon AOK mua në rast te sëmundjeve kronike?

    Nëse vuani nga një sëmundje kronike, jeni të mbuluar me sigurim kur kaloni në AOK-në. Sëmundja do të trajtohet normalisht me tutje dhe Ju do të mirrni medikamentet të cilat  ju nevojitet.  Shkono thjesht te mjeku me kartën tuaj shëndetësore dhe rifilloni trajtimin tuaj mjekësor këtu në vend. 

Vetëm tre hapa drejt mbrojtjes nga sigurimi: Eshtë kaq e lehtë të bëhesh anëtar i AOK-së

Plotësoni formularin dhe dërgojeni
Në vend në zyrën e sigurimit, me postë ose thjesht dhe me lehtësi këtu duke përdorur formularin në internet: Plotësoni aplikacionin për anëtarësim dhe na e dërgoni. Ju do të merrni menjëherë një konfirmim me email, se aplikacioni është marrë.

Plotësoni tani formularin dhe bëhuni anëtar i AOK-së

Form is being initialised.

Ne jemi në dispozicionin tuaj

Keni ndonjë pyetje në lidhje me sigurimin shëndetësor të AOK-së apo keni nevojë për këshilla për plotësimin e formularit për anëtarësim? Ne ju ndihmojmë me dëshirë Ne ju këshillojmë nëpërmes eksterteve/ekspertëve tanë.

Telefoni i shërbimit

"Ne ju ndihmojmë në telefon në shërbimin telefonik në gjuhën angleze Hë – Pr: 08.00 – 16.30 ora

+49 46190 9855 83**
**Shpenzimet e një telefonati nga jashtë nëpërmjet telefonit fiks ose atij celular varet nga tarifat e secilit prej operatoreve të telefomisë fikse- respektivisht celulare.
Formulari i kontaktit

Vetëm plotësoni formularin tonë të kontaktit. Ne do t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.

Formulari i kontaktit